English

Nis numërimi i votave të gabuara, debate dhe tension në KQZ

Tiranë, 19 qershor, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur para pak minutash procesin e numërimit të votave të kontestuara dhe të hedhura në kutitë e gabuara. Grupet e numërimit të KQZ-së kanë hapura kutitë e para të njësisë numër 2 në kryeqytet. Ndërkohë që fletët e para të votimit kanë qenë për kandidatët për minibashkinë; Artemon Cukalla dhe Elez Gjoza. Në këtë njësi bashkiake janë 54 qendra votimit. Grupet e numërimit në KQZ, do të hapin gjatë ditës së sotme 216 kuti votimit.

Fillimi i numërimit ka nisur me tension mes anëtarëve të grupeve të numërimit edhe pse mbledhja monitorohet nga shumica e mediave. Një përfaqësuese e Partisë Socialiste ka deklaruar se një numërues i PD-së e ka kërcënuar se do e heq nga puna. “I nderuar z. Ristani, përfaqësuesi i PD më kërcënoi se do më largojë nga puna. Burri im është ushtarak. Çfarë janë këto kërcënime”, tha Etleva Shkurta, numëruese e PS-së.

Ndërkohë që kjo deklaratë ka sjellë dhe irritimin e përfaqësuesve të PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj. Ai ka deklaruar se mbledhja duhet të drejtohet nga Ristani dhe jo nga Partia Demokratike. "KQZ duhet të drejtojë mbledhjen jot të lerë këta njërez që e quajnë veten burra të drejtojnë këtu", tha Gjonçaj.

Përfaqësuesi i PD-së në grupin e numërimit deklaroi se nuk kishte bërë asnjë kërcënim.

a.k/NOA

KOMENTE