Athinë, 19 qershor 2011, NOA – Pas shpërndarjes së kabinetit të shkuar dhe riformatimit të qeverisë së re, kryeministri grek Jorgos Papandreu i bëri thirrje parlamentit të votëbesojë kabinetin e ri qeveritar.
Të hënën e 20 qershorit pritet edhe miratimi i këstit të pestë prej 12 miliardë eurosh i paketës së ndihmës 110 miliardëshe që Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë akorduar Greqisë.
Shefi i qeverisë greke kërkoi që në vjeshtë të organizohet një referendum për të sjellë ndryshime në sistemin politik, përfshirë këtu edhe disa amendemente të kushtetutës.
Në krye të një debati tri ditor kryeministri Papandreu i është drejtuar Parlamentit.
Papandreu tha se plani i ri i shpëtimit do të ketë pak a shumë të njëjtat përmasa me ato të planit të parë që u aprovua majin e shkuar.
Në kuadër të krizës financiare ekzekutivi i ri grek, i cili do të vazhdojë të marrë vendime të dhimbshme dhe të aplikojë shkurtime në pesë vitet e ardhshme për të ndalur katastrofën financiare në Greqi pritet të të bëhet pjesë e një debati të fortë në Parlament, që do të kulmojë me votëbesimin e qeverise së re deri të martën.
mit/NOA