English

Parashikimi i motit për 20 qershor 2011

Tiranë, 19 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin shqiptar, kjo për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga Veriu i Afrikës që kanë përfshirë të gjithë Ballkanin.

Edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në zonat e ulëta dhe bregdetare ku temperaturat do të rriten ndjeshëm, ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të kenë zonat malore të vendit. Në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi gjatë natës deri mëngjesin e së hënës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Perëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe në Jon dallgëzim 2 ballë.

Europa

Nesër, Europa veriperëndimore dhe verilindore do të mbetet në kushtet e motit të paqëndrueshëm gjithashtu edhe një pjesë e Europës Qendrore dhe vendet e Balltikut do të dominohen nga vranësirat dhe shirat por me intensitet të ulët. Shira më të dendur do të bien në Ishujt Britanike dhe në Vendet e Balltikut. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të jenë Vendet Nordike, ku në këto rajone do të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa me kthjellime dhe temperatura të larta do të jenë Europa Jugperëndimore, Rajoni i Mesdheut dhe Europa Juglindore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanikë do të alarmojnë rrebeshe shiu dhe erë të fortë

- Vendet Nordike do të rrezikohen nga shirat dhe temperatura të ulëta

- Balltiku rrezikohet nga erë e fortë dhe shira intensiv

a.y/NOA

KOMENTE