Livorno, 19 qershor 2011, NOA- Policia ka gjurmuar një shofer të akuzuar si një pirat i rrugës që natën e kaluar ka vrarë një gjashtëmbëdhjetë vjeçar në Collesalvetti të Livornos. Bëhet fjalë për një 40 vjeçar nga Rumania i padënuar më parë i cili jetonte fare pak metra larg vendit të ngjarjes.
40 vjeçari i cili ndodhet aktualisht në ambientet e paraburgimit u gjet nga karabinierët në shtëpinë e vet.
Mësohet se pas ndalimit u ka thënë policëve se ka shtypur një person dhe se kishte menduar se nuk e kishte lënduar shumë. a.y/NOA