English

Shënohet viktima e dytë në plazhin e Durrësit, mbytet 11-vjeçarja

Durrës, 19 qershor 2011, NOA – Shënohet në pak javë viktima e dytë për këtë sezon turistik në bregdetin e Durrësit. Larja në det i ka kushtuar jetën 11-vjeçares Françeska Keta, e cila u mbyt sot në plazhin e Gjirit të Lalësit.

11-vjeçarja nga fshati Radë u mbyt ndërsa po lahej pasdite në det.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se Françeska Keta ishte në plazh bashkë me familjen e saj.

Në momentin e mbytjes në det ajo ishte duke u larë vetëm dhe nuk ka mundur dot të dalë e gjallë në breg të detit.

Trupi i pajetë i të miturës u gjet nga pushues të tjerë, të cilët lajmëruan policinë.

Françeska Keta është viktima e dytë e mbytur në plazhin e Durrësit gjatë këtij sezoni turistik, pas të riut nga Tirana që humbi jetën pak javë më parë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës.

mit/NOA

KOMENTE