English

Sot vendoset për këstin prej 12 miliardë eurosh për Greqinë

Bruksel, 19 qershor, NOA - Vendet e eurozonës, sipas të gjitha parashikimeve, do të bien dakord sot pasdite për t’i dhënë Greqisë këstin e pestë të kredisë të pakos shpëtuese financiare, me qëllim që Athina t’i shpëtojë falimentimit. Në këtë takim do të flasë edhe ministri i ri i sapozgjedhur i financave greke, profesori i të drejtës kushtetuese nga Selaniku, Evangelos Venizelos.

Pritet që edhe FMN të pajtohet për pagesën e radhës në fillim të muajit korrik. Nëse arrihet marrëveshja zyrtare për këstin e radhës, Greqia do marrë 12 miliardë euro si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta BE-FMN për të shpëtuar ekonominë në krizë të thellë të Greqisë. Shuma totale e pakos shpëtuese për këtë vend është 110 miliardë euro.

NOA/RFE

KOMENTE