Barcelonë, 20 Qershor NOA - Giuseppe Rossi po largohet gjithnjë e më shumë nga Barcelona, ndërsa Alexis Sanchez është gjithnjë e më pranë kësaj skuadre.
Duke u bazuar në lajmet e fundit të merkatos me sa duket është bërë një ofertë e r e klubit katalanas në drejtim të talentit të Udinezes dhe përfaqësueses kilene.
Në krahun tjetër Villarreal nuk nis asnjë marrëveshje poshtë kuotës së 30 milionë eurove.
Shtypi spanjoll dhe ai kilen janë të sigurt se Sanchez shumë shpejt do të transferohet tek Barça dhe thuhet se marrëveshja mund të përfundojë që ditën e nesërme.
r.b/NOA