Luksemburg, 20 qershor 2011 NOA- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, në një konferencë për shtyp, pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, e ka cilësuar si shqetësuese situatën në Shqipëri. Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Katerine Ashton tha:“Ne jemi të shqetësuar, pasi të dyja partitë duhet të kenë bashkëpunim dhe për këtë arsye nevojitet një dialog. Procesi elektoral duhet të përfundojë sa më shpejtë, pasi siç e dimë, qeveria shqiptare duhet të bashkëpunojë me opozitën dhe të vazhdojë përpara”.
Në fokus, gjatë konferëncës për shtyp të Ashton u soll dhe dialogu Prishtinë-Beograd, zgjidhja për të cilën, sipas Ashton mbetet në dorë të dy palëve. Pas bisedave me kryeministrin Hashim Thaci dhe Presidentin Tadiç, Ashton tha se i ka inkurajuar të dy palët për dialog.
a.q/NOA