English

BE shtyn vendimin për Greqinë

Luksemburg, 20 qershor, NOA - Ministrat e financave të vendeve të eurozonës e kanë shtyrë vendimin lidhur me ndihmën për Greqinë. Pas një takimi në Luksemburg, ministrat thanë se Athina mund t’i marrë 12 miliardë euro, nga mesi i korrikut, nëse Parlamenti i Greqisë i miraton ligjet kryesore për shpenzime dhe për shitje të pasurisë shtetërore. Dje, kryeministri George Papandreou, kërkoi nga shtetasit e Greqisë, që t’i ndihmojnë hapat për ulje të shpenzime, për ta evituar “katastrofën”.

Në fjalimin e tij në Parlament, ai kërkoi nga Grekët, që t’i pranojnë rritjen e taksave, që është shumë jopopullore, uljen e shpenzimeve dhe planet e privatizimit.

NOA/RFE

KOMENTE