Kinë, 20 qershor, NOA - Një 3-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, pasi ra nga kati i tetë i një pallati dhe është ndalur në kondicionerin e katit të shtatë.
Ngjarja ka ndodhur në Pekin. Fëmija ka qenë i vetëm në shtëpi dhe ka dalë në dritare. Prej andej është rrëzuar në parvaz dhe ka rënë deri në katin e shtatë, ku është penguar nga hekurat që mbanin kondicionerin.
Fqinjët thanë se ishin tmerruar nga britmat e fëmijës që kërkonte ndihmë. Fillimisht u njoftua policia, por kur e panë se po vonohej, ata vendosën ta merrnin vet situatën në dorë. Ndërkohë që thirrjet janë dëgjuar deri në katin e parë. Dy të rinj që punoni në një dyqan janë ngjitur në apartament dhe janë kapur jashtë ballkonit, deri sa e kanë marrë fëmijën.
a.k/NOA