English

Izrael, dënojnë me “vdekje” qenin e mallkuar

Izrael, 20 Qershor NOA - Rreth 20 vite më parë një avokat laik i famshëm në Izrael, ofendoi rëndë gjyqtarët e një gjykate rabine; ai u dënua madje duke u mallkuar se shpirti i tij do të futej në trupin e një qeni, që konsiderohet nga Halacha, si kodifikimi i rregullave të, një kafshë e papastër.

Avokati u nda nga jeta, por lajmi mbi këtë çështje është shfaqur sërish nga e përditshmja Yedioth Ahronoth, ku gjykata rabine e Jerusalemit ka dënuar me “vdekje” një qen, që konsiderohet si rimishërimi i avokatit të urryer.

Ky fakt lidhet rreth dy javë më parë, ku një qen i madh është shfaqur pranë gjykatës në zonën ultra ortodokse të Mea Shearim, në Jerusalem duke i trembur të gjithë banorët.

Kafsha, lexohej, ka qëndruar për një kohë të gjatë dhe ka refuzuar largimin, kjo dhe pas tentativave të forcave të sigurisë.

Më pas dikush ishte kujtuar në lidhje me mallkimin që i ishte bërë avokatit dhe menjëherë ka lajmëruar gjykatësit, të cilët morën dhe vendimin e sipërpërmendur.

r.b/NOA

KOMENTE