Tetovë, 20 qershor, NOA - Universitetit Kolumbia, Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejta të njeriut, Fakulteti Juridik dhe Filozofik në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore, sot në Tetovë do të fillojë Konferencë ndërkombëtare dyditore "Marrëveshja e Ohrit: Drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO".
Përfaqësues të jetës politike, diplomatë ndërkombëtarë, ndërmjetësues politik, analistë politik, specialistë eminentë nga sfera e ekonomisë, menaxhimi, shoqëria dhe kultura do të diskutojnë për efektet e Marrëveshjes së Ohrit në konferencën ndërkombëtare.
Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve nga bashkësia ndërkombëtare e cila i lehtëson negociatat për Marrëveshjen, negociuesit nga Maqedonia, si dhe ambasadorët nga SHBA-ja, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore, nga Suedia, nga Hungaria, Bashkimi Evropian dhe anëtarë të tjerë nga trupi diplomatik në Maqedoni. Dita e dytë e konferencës është paraparë të mbahet në Shkup.
NOA/INA