English

KQZ, përfundon njësia 5, Basha 82 vota më shumë

Tiranë, 20 qershor 2011 NOA- Përfundon numërimi i fletëve të hedhura gabim në kutitë e votimit të njësisë bashkiake 5, ose njohur ndryshe si KZAZ 49.

Sipas informacioneve zyrtare, fletët e numëruara kanë thelluar rezultatin mes dy kandidatëve Basha e Rama, pasi deri më tani kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha kryeson me 82 vota më shumë. Nga fletët e hedhura gabim 6 ishin për kandidatin Basha dhe 3 për rivalin e tij socialist, Rama.

KQZ ka numëruar deri më tani kutitë e 5 njësive, ndërsa mbeten dhe 6 njësi të tjera

a.q/NOA

KOMENTE