Romë, 20 Qershor NOA - Trantativa mes Romës dhe Barcelonës për Bojan Krkic duhet thënë se tani është në përfundim të saj.
“Është një hipotezë tepër konkrete”, - ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i klubit italian, Walter Sabatini.
Në drejtim të spanjollëve do të shkojnë 10 milionë euro, por sipas “Sport”, Barça kërkon një klauzolë për blerjen e lojtarit, e cila do të bënte që Roma të paguante 20% të shumës për të marrë në mënyrë përfundimtare lojtarin.
Po në skuadrën e Romës, një lajm jo i këndshëm vjen në lidhje me rinovimin e De Rossi, të cilit i janë ofruar 3,5 milionë në sezon, ndërkohë që vetë lojtari kërkon 5 milionë.
r.b/NOA