Prishtinë, 20 qershor, NOA - Pas një sëmundje të rëndë muajve të fundit, të dielën në mbrëmje, ka ndërruar jetë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi. Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.
Në qeverinë e kaluar të Kosovës, Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, si dhe ka kryer funksione të larta partiake në LDK.
Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat okupuese serbe ia vranë bashkëshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi.
NOA