Tiranë, 20 qershor 2011 NOA – Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te diga e Liqenit Artificial në kryeqytet.
Burime në vendngjarje bëjnë të ditur për agjencinë NOA se një djalë i ri i cili drejtonte një motor dhe një grua që gjendej gjithashtu në këtë mjet, janë përplasur nga pas, nga një autoveturë.
Për pasojë gruaja dhe i riu, identiteti i të cilëve ende nuk konfirmohet, kanë marrë plagë të rënda.
Bashkëpunëtori i agjencisë NOA në vendngjarje, raporton se kanë arritur forca policore që sapo kanë transportuar për në spitalin Ushtarak dy të plagosurit. Kurse disa policë të tjerë po kryejnë procedurat e rastit.
e.t/NOA