Islamad, 20 qershor 2011 NOA- Forcat pakistaneze të sigurisë kanë ndaluar në jug - perëndim të vendit një vajzë - kamikaze 9 vjeçare, e cila po përgatitej të kryente një atentat.
Fëmija, e quajtur Sohana Ali, u ndalua jo shumë larg nga pika e kontrollit në Islam Dara, kur agjenti i sigurisë dalloi në trupin e saj një “fryrje” të dyshimtë. Pas kontrolli është parë se vajza kishte veshur një xhaketë të mbushur me eksploziv gati për të shpërthyer.
Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i policisë, i cili sqaroi se 9 vjeçarja ishte sekuestruar në Peshauar nga dy gra dhe dy burra. “Babai i saj është i paralizuar dhe i varfër”, sqaroi burimi, i cili duke cituar vajzën pohoi se, pas rrëmbimit vogëlushes i kishin injektuar qetësues, ndërsa i kishin thënë se e vetmja gjë që duhet të bënte ishte, thjesht të shtypte një buton.
a.q/NOA