English

Plagoset 35-vjeçari, dy persona në kërkim

Shkodër, 20 qershor, NOA – Një 35-vjeçar është plagosur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Shkodërës, pas një grindje për motive të dobëta me dy persona të tjerë. Qytetari me inicialet H. Marku, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Ndërkohë që autorët e ngjarjes janë; Petrit Mehmetaj, vjeç 41 dhe Gjok Mehmetaj vjeç 43, që të dy banues në lagjen “Ndoc Mazi”. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë që autorët e saj kanë arritur të largohen. Policia po punon për kapjen e tyre. 35-vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku pasi ka marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

a.k/NOA

KOMENTE