Vlorë, 20 qershor, NOA – Një 16 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi ka plagosur me kaçavidë një 18 –vjeçar pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur më datën 18 qershor, rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Kalaja” në lagjen “Uji i Ftohtë”. Autori i plagosjes është adoleshenti me inicialet, K. Sh., banues në lagjen “Pavarësia”.
Ndërsa i riu i plagosur është B. Xh., banues në lagjen “28 Nëntori”. Pas plagosjes ai ka marrë menjëherë ndihmën e parë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së dëshmive, policia ka shpallur në kërkim 16-vjeçarin. Ai akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 I Kodit Penal.
a.k/NOA