English

Serbia duhet të ndahet e jo Kosova

Refik Hasani

Ndarja e Kosovës në etnitetin shqiptar dhe atë serb, kërkesë tashmë e bërë publike dhe gati zyrtare nga Beogradi, e përsëritur nga zëvendëskryeministri i tanishëm dhe ministri i punëve të brendshme z. Ivica Daqiç, por edhe nga akademiku serb Dobrica Qosiq, është bërë dhe në formë deklarate edhe nga presidenti i tanishëm Serb z. Boris Tadiç. Politika Serbe duke e penguar me çdo kusht dhe çmim njohjen ndërkombëtare, integritetin dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës, dëshiron që edhe më tej mundohet ti mbulojë edhe katër probleme jo të vogla që herë pas here, duhet të ballafaqohet për t’ua gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtare Beogradin mundë të disiplinojë vetëm nëse paraqet dhe kërkon që mos të diskriminohen të drejtat kolektive të katër rajoneve në Serbi. Kjo kartë nëse dihet të përdoret, , do ta mban bashkë më shumë se pashallëkun e Beogradit !. Është momenti i fundit dhe shumë lehtë do bindet dhe të kooperojë Beogradi me të gjithë. Në bisedimet e filluara në mes të Prishtinës dhe Beogradit përveç temave tekniko-praktike, në këtë axhendë do të jetë e pashmangshme kërkesa e Beogradi për një autonomi për veriun e Kosovës. Atëherë këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojë edhe Kosova dhe të kërkojë autonomi për shqiptarët që jetojnë në Serbinë Jugore. Beogradi është, , transformuar '' dukshëm, njëherë pranonte për Kosovën vetëm një autonomi. Tash kërkon një autonomi apo status special për veriun e Kosovës. Beogradi harron se nuk mundë të kërkojë autonomi për bashkëvendësit e vet në Kosovë kurse ua mohon të drejtat Hungarezëve, Shqiptarëve, Boshnjakëve dhe Bullgarëve.

Logjikë e stërvjetëruar

Nëse veprojmë sipas një logjike, se decentralizimi dhe krijimi i Komunave serbe në Kosovë është çmimi i shpalljes së deklaratës së pavarësisë. Tash njohja e realitetit në veri të Kosovës dhe dhënia e një autonomie territoriale është kosto që Beogradi ta njohë Prishtinën. Rezultati është se : Pakoja e presidentit Ahtisarit, do të bjerë në tokë dhe do të bëhet copë-copë ", nëse serbëve në veri ju pranohet një status special apo një autonomi, Atëherë : Edhe Serbia duhet t'ua njohë shqiptarëve të drejtat nga rezultati i referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992. Boshnjakëve të Sanxhakut t'ju njihen të drejta kolektive si një Kanton, rajon apo Krahinë e veçantë. Kurse Beogradi së bashku me Vojvodinën ndoshta të shqyrtohet të hyjnë në një federatë të përbashkët.

Serbia brenda territorit të sotëm ka probleme shumë serioze!

Që serbëve në Kosovë duhet t'ju jepet një Autonomi territoriale apo një status special, është e padrejtë sepse serbët nuk e kontrollojnë një territor të caktuar dhe janë ardhacakë. Serbët në veriun e Kosovës para qershorit të vitit 1999 nuk përbënin asnjë Komunë përveç disa lokaliteteve. Faktori ndërkombëtar duhet ta ndihmojë shtetin e Serbisë që mos përqendrohet ekskluzivisht në Kosovë se nuk kemi kohë të kthehemi mbrapa. Duke ia tërhequr vërejtjen seriozisht edhe në katër krahina të tjera me popullatë shumicë, homogjene dhe territore të veçantë. Politika dhe diplomacia Serbe për ti fshehur, mbuluar e zhagitur këto gjëra të mëdha që i cikëm më lart dëshiron që luftën diplomatike ta bartë prej vetë Serbisë në Kosovë. Duke e tërhequr vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe të huaj se gjoja Serbia nuk ka tjetër problem serioz përveç në Kosovë. Me gjithë arsenalin e mundshëm politik e diplomatik rreth Kosovës me konsekuencat të dukshme kundër pavarësisë së Kosovës, duke u kërcënuar edhe me luftë, por kjo nuk do ti shkrepë sikurse shumë herë që ka dështuar në shpalljen nga serbët të Krahinës së Kinit në Kroaci !.

Serbia të përgatitet edhe për federatë ose konfederatë apo kantonizimin e saj

Nëse me njohjen e shtetit të Kosovës nga Beogradi supozojmë se mbyllet kaptina e rregullimi i çështjes së "brendshme '' të Serbisë. Me këtë nënkuptohet të fillohet një periudhë e ridefinimit, rregullimit të brendshëm të këtij shteti. Vojvodina si ish-njësi e barabartë në këtë federatë duhet ti përcaktojë lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarezët. Çfarë është interesi i Serbisë me republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, si kundërvlerë hyn Sanxhaku i banuar me popullatë Boshnjake. Krijimi i raporti Serbi dhe krahina shqiptare e mbetura ashtu siç quhen shqiptarët e Serbisë Jugore. Më 1 e 2 mars u mbajt referendumi për bashkëngjitje me Kosovën. Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto rajone, krahina, më lehtë do të jetë në krahasim me këto rajone të prekura më lartë është me komunitetin jo të vogël Rumunë dhe Romë të shpërndarë gjithë andej Serbisë. Bullgarët në Serbi për asnjë moment mos të harrojmë janë shumicë në një territor të caktuar me numër të madh të banorëve në Rajonin që kufizohet me Bullgarinë. Ky komunitet është shumicë dërmuese në Komunën e Pirotit dhe Komunave më të vogla. I kujtojmë opinionit të gjerë se Bullgaria edhe zyrtarisht i ka kërkuar Serbisë që ti rikthehen qytetet e banuara me shumicë Bullgare si qytetin e: Pirotit, Dimitrovgradit dhe Bosilevgradit. Ndoshta është mirë Vojvodina të hyjë në federatë apo konfederatë me Serbinë në mes vetes por mos të harxhojë kohë dhe energji, me ndarjen e Kosovës në asnjë variant apo kombinim vetëm si dy shtete fqinje, së bashku të integruara në NATO, BE. Me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Beogradi duke i sheh problemet e brendshëm të saja, shtiret se gjoja, , nuk ka çështje tjetër përveç serbëve të Kosovës”.

Duke i diskriminuar popullatën e këtyre rajoneve apo krahinave me shumicë dhe territor kompakt, Beogradi dëshiron që vëmendjen ta tërheqë vetëm në dhe rreth Kosovës. Duke e vonuar pafundësisht statusin e Kosovës dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulojë edhe problemet jo të vogla që kurdoherë, duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje. Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë- Hercegovinës nuk mundë të ua mohojë edhe Hungarezëve, kurse Republika Serbe vetëm në bazë të rezultateve të luftës, më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si i tillë. Atëherë edhe faktori ndërkombëtar duhet të ketë përgjegjësi në këtë. Nëse Beogradi alarmon opinionin duke bartur kartën e vet nëpër zyrat evropiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia që Kosova duhet të ndahet, apo komunitetin serb që t'ju jepet një autonomi atëherë pse kanë nevojë të mbeten shqiptarët e Maqedonisë në një shtet unik me maqedonasit. Kjo do të hapte kaptina shumë të rënda dhe tepër delikate në ish- republikat, Krahinat dhe Rajonet e ngrehinës artificiale së quajtur Jugosllavi. Beogradit vetëm duke ia treguar qartë problemet që e presin edhe pas njohjes së Kosovës shtet, së pari do të ndihmohet vetë ky shtet ku do të kuptojë realitetin si që thotë populli do të eci për tokë. Serbia ende nuk është as në tokë të bukës, duke e harxhuar energjinë vetëm për dhe rreth Kosovës. Duke i diskriminuar të drejtat e të gjithë pakicave dhe bashkësive dëshiron të mban leksione në kuptimin e mbrojtjes së të drejtave të pakicës serbe në Kosovë. Pasi të zgjidhen problemet e këtyre rajoneve atëherë mund të flasim për komunitete të tjera si për të drejtat e njeriut, shkollim, ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional, se bëhet fjala për pakica të vogla kombëtare kurse këto rajone të prekura që nuk janë drejta të pakicave.

Serbia të bëjë riorganizimin e saj të brendshëm si një federatë me republika apo Kantone të veçanta.

Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron ti joshë, shpërblen serbët lokal të Kosovës me një autonomi, nuk do të mundë ti ndalë kërkesat e Krahinës së:

- Vojvodinës,

- Medvegjë, Bujanoc, Preshevë

- Sanxhakut dhe

- Rajonit të banuar me Bullgarë.

Nëse faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar mbështet propozimin e Serbisë për një autonomi apo status special për veriun e Kosovës, automatikisht do të hapte rrugën edhe për krijimin e rajoneve apo krahinave dhe kantoneve tjera territoriale. Serbia të bëjë riorganizimin e saj të brendshëm si një federatë me tri republika si njësi autonome e Vojvodinës, Sanxhakut dhe e Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe një Kanton të veçantë të banuar me Bullgarë. Pra në këto njësi Serbia duhet të federalizohet edhe me Republika të tjera ose të lejojë të bashkëngjiten me shtete e tyre amë. Kjo të arrihet në mënyrë paqësore me një marrëveshje paraprake që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori i huaj. Përveç këtyre tri problemeve të mëdha, janë edhe një segment që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komunitetit Rumunë apo të njohur si vllahët dhe romët. Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multi-etnike. Sa më shumë që Beogradi e vonon njohjen e Prishtinës aq më shumë zgjaten edhe problemet brenda vetë kësaj Serbie. Skena politike dhe intelektuale e Beogradit të përgatitet, nuk duhet të ketë tema tabu të merren shumë seriozisht për Rajonalizimin, decentralizimin apo Kantonizimin pse jo edhe federalizmin e Serbisë. Të përgatitet opinioni dhe akademia e Serbisë që nuk mundë ti diskriminojë të drejtat kolektive të:

-Hungarezëve,

-Shqiptarëve,

-Boshnjakëve dhe

-Bullgarëve

Këtyre ju takon një Autonomi, Krahinë më tepër se kulturore. Kurse Romëve edhe Rumunëve jo në numër të vogël në Serbinë e sotshme si drejta të minoriteteve që ju takojnë me konventa evropiane dhe ndërkombëtare.

Në mes të shteteve kërkohet reciprociteti në të gjitha raportet bilaterale

Nuk është e arsyeshme që zhagitja për mbylljen çështjes së Kosovës, do t’i pengojë "apo do t’i mbajë peng për një kohë të gjatë edhe hapjen e çështjeve që përballet Serbia. Këto krahinat apo rajonet janë të privuara nga të gjitha të drejtat si drejtat e njeriut individualë dhe kolektivë, zhvillimit ekonomikë, përdorimit të gjuhës simboleve, shkollimit të lartë etj. Gjatë bisedimeve në mesë të Prishtinës dhe Beogradit nuk mundë tu shmangen bisedat për pozitën dhe çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Komunat Medvegjë, Bujanoc, Preshevë. Shumë herë e kemi potencuar në shkrimet tona autoriale, se çfarë kërkon Beogradi për serbët në Bosnjë, Kosovë e Kroaci. Këtë të drejta do ti kërkojnë edhe Hungaria, Kosova, Federata Boshnjako-Kroate dhe Bullgaria për Komunitet e tyre në Serbi. Në mesë të shteteve kërkohet respekti i ndërsjellë dhe reciprociteti në të gjitha raportet bilaterale në mesë të dy shteteve. Nuk ndërtohen kurrfarë raportesh ndërshtetërore, unë kërkoj për pakicat në shtetin tjetër ndërkohë që nuk i plotësoj kushtet për komunitetin e shtetit tjetër. Beogradi me këtë autonomi që kërkon për veriun e Kosovës do të bëjë shumë lojëra ku me këtë rast do ti mbyllë në një oaz boshnjakët e Sanxhakut dhe do t'ua amortizojë kërkesa e tyre në rritje për një autonomi territoriale. Sanxhaku do të humbë shumë pasi do të shkëputet bashkëpunimi me Kosovën, do të vështirësohet komunikimi me pjesën e Malit të Zi.

Beogradi përmes kërkesës dhe zhurmës së krijuar në opinion të gjerë për ndarje të Kosovës me një guri godet dhe mbron çështje fondamentale si :

- Pengon funksionimin e Kosovës si shtet,

- Pengon Boshnjakët e Sanxhakut për realizimin e të drejtave të tyre kolektive,

- Favorizohen serbë e Bosnjës dhe

- Pengohet funksionimi i Fedaratës së Bosnjë Hercegovinës.

Bosnja e Hercegovonia është tepër e pafuqishme dhe është në mes të dy zjarreve.

- Të ndahet në tri pjesë në pjesën Boshnjake, Kroate dhe gati është ndarë dhe po kërkon Referendum Republika serbe, apo

- Të bashkohet federata Boshnjake-Kroate edhe me Republikën serbe, gati e pamundur.

Prandaj Beogradi e ka llogaritur mirë që kërkesa për ndarjen veriut të Kosovës është pengesë e madhe për Sanxhakun dhe funksionimin e tri etniteteve të Bosnjës, në anën tjetër kështu shkohet dhe direkt dhe favorizohen serbët e Bosnjës !.

Nëse fillojnë të vizatohen kufijtë, atëherë këto duhet të jen në baza nacionale

Kërkesa e Beogradit për një autonomi për veriun e Kosovës është e favorshme indirekt edhe për Malin e Zi, pasi Sanxhaku shtrihet në këto dy shtete. Për Podgoricën në njërën anë është mirë pasi i amortizon kërkesat në rritje të boshnjakëve, por në anën tjetër, JO mirë pasi shqiptarët nga Podgorica nuk janë të kënaqur me realizimin e të drejtave të tyre kolektive. Absurdi është për një dekadë debatohet në nivele të ndryshme dhe shqiptarëve nuk ju pranohet Komuna e Tuzit, me të drejta të plota si çdo Komunë tjetër. Kjo nënkupton se dorën e rrudhur e ka qeveria në Podgoricë. Nuk është kushtëzuar ashtu si Prishtina, ku ka mjaftuar një propozim dhe Komuna serbe është themeluar!. Nëse Beogradi këmbëngul, faktori ndërkombëtar e pranon një autonomi për veriun e Kosovës është fundi i Maqedonisë. Shkupi zyrtar, , duhet të trembet shumë '' nga propozimi që veriu i Kosovës të fitoj një autonomi. Maqedonasit e mirë së mirës do të jetë që vetë të kërkojnë dhe të shpallin që Maqedonia duhet të ridefinohet dhe të jetë një federatë e përbërë nga dy popuj të dy Republikave. Marrëveshja e Ohrit gati se është paralizuar dhe nuk është duke funksionuar. Një nënshkrim nga kjo dokument i kësaj marrëveshje është tërhequr, në shenjë revolte, pasi nuk është duke u realizuar sipas pikave të parapara!. Kështu si është nisur me një farë mënyre gati çdo shtet duhet t'ju japë autonomi pakicave që janë me numër më të madh. Kjo reflekton edhe në ngjalljen e apetiteve serbe që, , autonomia e humbur e Kninit e vitit 1995 '', pra të serbëve të Kroacisë të rikthehet për diskutim.

Në këto zhvillime edhe shqiptarët do të kërkojnë të drejtat e tyre

Nëse Serbia i propozon, kurse faktori politikë dhe ushtarak ndërkombëtarë pranon që veriu i Kosovës të jetë një autonomi. Ne shqiptarët si një tërësi nuk duhet të hezitojmë fare do të humbim një rajon ndoshta por mos të lëshojmë rastin që të rimarrim territoret tona si:

- Për shpalljen e Krahinës shqiptare nënë administrimin e Serbisë të jetë një territor autonom dhe të bashkëngjitet me Kosovën,

- Shqiptarët në Maqedoni të jenë Republikë federale apo konfederale me Maqedonasit,

- Kurse Shqiptarët në Mal të zi të jen një Kanton i veçantë sikur si shteti Helvetian pra Zvicra që përbëhet prej disa kantonesh,

- Shqiptarët në Greqi që është e banuar me shumicë banorë vendas autokton, të njohur si krahina Çamëria, kjo po ashtu duhet të jetë një krahinë autonome në kudër të Greqisë.

Nëse Beogradi e mban peng faktorin ndërkombëtar që ose duhet t'u njihet serbëve lokalë të veriut të Kosovës autonomia se përndryshe Republika Serbe do të shpallë referendum. Është gabim. Serbia, i ka bërë llogarinë pa hanxhiun

KOMENTE