SHBA, 20 Qershor NOA - Të armatosur, me britma, sjellje agresive dhe goditje të dhunshme ndaj pengjeve.
Ngjan si përshkrim i ndonjë filmi, por faktikisht është ajo çka ka arritur të regjistrojë një kamerë mbikëqyrëse në një dyqan makinash në Orange County në Florida. Bilanci i plaçkitjes: një Ford Focus o vjetër dhe disa qindarka.
Shumë zhurmë për asgjë.
Sipas përshkrimit të sherifit të zonës bëhet fjalë për hajdutë diletantë, pasi një profesionist nuk do të binte asnjëherë pre e këtij lloji dyqan makinash.
Në një vend të tillë asnjëherë nuk qarkullojnë para kesh, pasi gjithçka bëhet nëpërmjet kartave të kreditit.
Kështu, dy plaçkitësit u kënaqën duke dhunuar disa prej klientëve që ndodheshin në atë moment në radhë, duke marrë vetëm disa qindarka dhe një makinë Ford shumë të vjetër, e cila ndodhej e parkuar jashtë zyrave.
r.b/NOA