English

Shkatërroi 1300 rrënjë hardhi, paditet 47-vjeçari

Vlorë, 20 qershor, NOA – Një 47-vjecar është ndalur nga policia e Vlorës, pasi dyshet si autori i dëmtimin e një sasie të konsiderueshme hardhish. Lavdërim Çerçiz Katiaj, banues në fshatin Vodic të Vlorës ka shkatërruar 1300 rrënjë hardhi të mbjella në një sipërfaqe prej shtatë dynym. Hardhitë ishin pronë e personit me inicialet L. K., 54 vjeç. Mendohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që kanë pasur dy personat. Ndaj Katiajt, pasi u bë shoqërimi në polici ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Ai akuzohet për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE