English

Trafik armësh, arrestohet 43-vjeçari

Shkodër, 20 qershor, NOA – Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë një 43-vjeçar i cili kërkohej për trafik armësh dhe municionesh. Aleksandër Kelmendi, banues në Velipojë është ndalur mbrëmjen e djeshme nga uniformat e policisë së Shkodrës. Operacioni i policisë është zhvilluar rreth orës 19.30.

Kelmendi ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati e Policisë Shkodër, pasi me datë 02.05.2011 Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për veprën penale “Trafikim i Armëve dhe i municionit”. Pas ndalimit, materialet në ngarkim të Kelmendit i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

a.k/NOA

KOMENTE