Gramsh, 20 qershor, NOA – Një vogëlush 9-vjeçare ka humbur jetën në një fshat të Gramshit, si pasojë e goditjes nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa 9-vjeçari ka qenë duke luajtur në oborrin e banesë e tij. Sipas policisë, fëmija ka inicialet A.D dhe ngjarja ka ndodhur në fshatin Tërnovë të Gramshit.
Familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por shkarkesa elektrike që ka rënë në banesën e 9-vjeçarit ka qenë fatale për të.
Policia e Gramshit njofton se ka shkuar në vendngjarje për të saktësuar rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë që kanë qenë familjarët që kanë njoftuar forcat e rendit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Tërnovë.
a.k/NOA