Arktik, 21 qershor 2011 NOA- Nëse kohët e fundit shkrirja e akujve është shqetësuese, reshjet e borës në Arktik mund të jenë një alarm i fortë. Kjo sepse, shtresat e borës mund të jenë “një strehë” shumë e mirë për kërpudhat vrasëse, të cilat shkaktojnë “ vdekjen” e bimëve me të cilat ushqehen brejtësit.
Një studim prej 7 vjetësh i biologut Robert Baxter dhe i një instituti finlandez ka konfirmuar se, nëse nga njëra anë reshjet e borës kanë nje efekt izolues që i ndihmon bimët të rriten, nga ana tjetër, nëse reshjet rëndohen dhe zgjasin për një kohë të gjatë, atëherë rritet një lloj i veçantë kërpudhe.
Studiuesit kanë zbluar kërpudhën me emrin Arwidssonia empetri, e cila pas qëndrimit në shtrsa të vjetra bore, e cila rritet me shpejtësi të madhe duke bërë që të ngordhin insektet dhe brejtësit. Rritja ishte aq e shpejtë sa ekspertët e ndërprenë menjëhërë studimin. Sipas tyre, ky rezultatat duhet të përfshihet në kërkimet për ndryshimet klimaterike dhe rreziqet e tyre.
a.q/NOA