English

Belgjikë, Kryeministri i akuzuar, 849 mesazhe pikante dashnores

Bruksel, 21 qershor 2011, NOA- Kryeministri Belg, Yves Leterme është përfshirë në një skandal seksual.

Në vendin ku prej më se një viti mungon qeveria dhe që qeveria e kaluar pas zgjedhjeve të 13 korrikut të 2010-ës u dërgua në shtëpi, vazhdon të qëndrojë në detyrë vetëm për punët që janë në proces, kryeministri Yves Leterme, i cili ka përfunduar nën akuzë se ka shkëmbyer 849 mesazhe pikante me dashnoren e tij.

Këtë fakt e ka pohuar dhe deklaruar vetë vajza e përfshirë në ngjarje dhe që të cilën kryeministri e ka rekomanduar edhe për punë në Ministrinë e Jashtme.

Pavarësisht këtyre deklaratave kryeministri Leterme mohon duke thënë se është i shokuar nga kjo deklaratë.

a.y/NOA

KOMENTE