Brazil, 21 Qershor NOA - Me mijëra persona kanë manifestuar ditën e dielë përgjatë rrugës së metropolit më të madh brazilian, Marcha da Liberdade.
Të gjithë kanë qenë duke festuar vendimin e gjykatës së lartë në Brazil, e cila javën e kaluar ka autorizuar dekriminalizmin e marijuanës.
Kanë qenë rreth 3 mijë persona të cilët kanë përshkuar rrugët e San Paolo dhe një turmë tjetër e madhe njerëzish që kanë populluar plazhin e Copacabana në Rio de Janeiro.
r.b/NOA