San Paolo 21 qershor, 2011, NOA- Vdiq në moshën 114 vjeçare atë që Ginnes e konsideronte gruan më të vjetër në botë, një braziliane me pseudonimin “Gjyshe Quita”.
Valentim Maria Gomes ka vdekur sot vetëm 20 ditë para ditëlindjes së saj të 115-të, pasi u shtrua në spital ditën e diel me pneumoni.
Ajo u bë gruaja më e vjetër në botë, sipas Ginnes vetëm një muaj më parë.
Babai i saj kishte vdekur në moshën 100 vjeçare dhe nëna në moshën 96 vjeçare.
Valentim ishte e ve nga mosha 65 vjeçare dhe ka jetuar gjithmonë në vendlindjen e saj, Carangola.
a.y/NOA