English

Ekzekutim makabër në qendër të qytetit të Lezhës

Lezhë, 21 Qershor 2011 NOA – Plumba në mbrëmje vonë në qendër të qytetit të Lezhës, duke shkaktuar një vrasje makabër.

Viktimë është Dorian Hila, rreth 25 vjeç, një djalë nga qyteti i Lezhës i cili u qëllua me plumba të një arme zjarri tip pistoletë, ndërsa ishte duke ecur me një motor.

Në momentet që ka qenë duke shkuar drejt banesës së tij, i është zënë pritë duke u qëlluar për vdekje.

I riu i qëlluar me plumba ka rënë nga motori i përgjakur. Ai ka qenë në grahmat e fundit të jetës kur u mor me shpejtësi për t’u transportuar drejt urgjencës spitalore.

Viktima Dorian Hila ka ndërruar jetë vetëm pak pasi mbërriti në spitalin e qytetit të Lezhës. Mjekët thanë se plumbat që kishte marrë ishin fatalë për jetën e të riut që gjeti vdekjen.

Policia e përforcuar në numër, shkoi në vendngjarje dhe tha se ka arritur të arrestojë të dyshuarin e krimit, Erion P., kurse detaje të tjera pritet të zbardhën nesër.

a.b/NOA

KOMENTE