English

KQZ ndërpret numërimin, Basha 76 vota në avantazh

Tiranë, 21 qershor 2011 NOA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndërprerë për disa orë procesin e numërimit të votave, për të rinisur në orën 17.00.

Përfaqesuesi ligjor i së djahtës në këtë komision, Njazi Kosovrasti tha sot se nuk është shqetësues fakti nëse mungon kodi i pestë në kuti ose jo. “Përderisa në kuti nuk janë gjetur fletë tepër apo mangut, atëherë nuk kemi pse shqetësohemi për këtë çështje, më duket e tepruar”, ka deklaruar Kosovrasti. Ai pohoi se ka raste që mungojnë kodet, por kjo ka ndodhur pasi është përfunduar numërimi në KZAZ-të përkatëse, komisionerët kanë shënuar kodet në tabelën përmbledhëse me shpejtësi dhe i kanë dorëzuar në KQZ.

Pas përfundimit të numërimit te votave të hedhura gabim në kutitë e njësive zgjedhore 6 dhe 7, kandidati i së djathtës Lulzim Basha mbetet në avantazh me 76 vota ndaj kundërshtarit të PS, Edi Rama.

a.q/NOA

KOMENTE