Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e pasdites ku po numërohen kutitë me fletët e kontestuara që i përkasin njësisë bashkiake numër 7.
Është KZAZ-ja nr.51 ajo që po hapet aktualisht nga ky komision kandidat i maxhorancës Lulzim Basha mban kreun me 72 vota në avantazh ndaj rivalit socialist Edi Rama.
Aktualisht po numërohet njësia bashkiake numër 7 kur në total janë 11 të tilla, të cilat do të numërohen.
Ndërsa nga përfundimi i njësisë bashkiake numër 6, kandidati demokrat Lulzim Basha mori 20 vota, ndërsa kandidati socialist mori 27 vota.
a.y/NOA