English

KQZ, përfundon numërimi i njësisë nr.7, Basha në avantazh me 71 vota

Tiranë, 21 qershor 2011, NOA- (Update) Edhe pas përfundimit të numërimit të 195 kutive të votimit që i përkisnin njësisë bashkiake numër 7, sërish kreu i ka qëndruar kandidatit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Nga rivlerësimi i këtyre fletëve që i përkasin KZAZ nr.51, janë gjetur në total 43 vota të hedhura gabim ku 23 vota i ka marrë kandidati socialist Edi Rama dhe 20 kandidati demokrat Lulzim Basha.

Në vijim pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rivlerësojë edhe votat e katër njësive të tjera bashkiake, ato të njësisë numër 8, 9, 10 dhe 11, nga të cilat do të dalë edhe rezultati final i fituesit të Bashkisë së Tiranës.

Sakaq pas përfundimit të numërimit të të gjitha kutive të minibashkisë numër 7, kryetari i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se puna e këtij komisioni do të rifillojë ditën e nesërme në orën 10.00, ku pritet të nisë puna për vlerësimin dhe numërimin e votave të hedhura gabim dhe të kontestuara që i përkasin njësisë bashkiake numër 8.

a.y/NOA

KOMENTE