English

Maqedoni, vendosen përmendoret e dy perandorëve

Shkup, 21 qershor 2011 NOA/INA- Përmendoret e dy figurave më të rëndësishme të perandorisë së dikurshme, Maqedonisë, ajo e mbretit Filipi i II dhe djalit të tij, Aleksandrit të Madh janë vendosur sot në Manastir dhe Shkup.

Pas pritjes disa vjeçare, mëngjesin e sotëm në sheshin “Magnolija” në Manastir është vendosur përmendorja e Filipit të II-të.

Së bashku me bazamentin, përmendorja e Filipit të II-të është e lartë 8 metra, ndërsa e është punuar nga skulptori, Angel Korunovski nga Velesi.

Po sot në sheshin MaqedoniaShkup në bazamentin e saj 10 metërsh është vendosur edhe përmendorja gjigande prej 13 metra e Aleksandrit të Madh apo e ashtuquajtura përmendorja "Ushtari në kalë".

Statuja është përfunduar në Firence të Italisë dhe ka kushtuar rreth 5 milionë e 300 mijë euro. Për rreth skulpturës që tregon Aleksandrin mbi kalin e tij Bukefalin, do të vendosen edhe katër luan antik prej bronzi dhe 8 luftëtarë mermeri.

Kostoja e projektit në total është 9 milionë e 400 mijë euro. Reagimet e qytetarëve janë të ndryshme.Maqedonasit në përgjithësi mbështesin ngritjen e kësaj statuje.

Vendosja e përmendores së Aleksandrit të Madh, në sheshin e kryeqendrës, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, ka nxitur reagime të ashpra nga Athina zyrtare.

“ Politika e antikivizimit, pjesë e së cilës është edhe kjo përmendore është e bazuar në uzurpimin e historisë antike greke, ku rrënohen marrëdhëniet ndërfqinjësore. Me këtë politikë që ndjek Qeveria e Maqedonisë, thyhet dhe marrëveshja e përkohshme, si dhe ndikon në procesin e negociatave mes dy vendeve, sa i përket zgjidhjes së kontestit të emrit, me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues për fqinjin tonë verior”, thuhet në reagimin e Athinës zyrtare.

Vendosja e përmendoreve është kundër parimit të fqinjësisë së mirë, ndërsa kjo cështje pritet të jetë e pjesë e raportit të BE-së për progresin e Maqedonisë.

a.q/NOA

KOMENTE