Nju Jork, 21 Qershor NAO - Tepër e “zhveshur”.
Një turiste holandeze, Jasmijn Rijcken, 31 vjeç, është ndalur nga një agjent policie dhe kjo teksa po kalonte me biçikletën e saj në SoHo, gjatë një udhëtimi në Nju Jork.
Motivi? Këmbët e gjata të cilat ishin vënë në pah nga një minifund tepër i shkurtër dhe një palë çizme tepër të shkurtra.
Gjithë kjo bukuri mund të ishte shkaktare e një aksidenti, ka pohuar agjenti, që më pas e ka ftuar Jasmijn të zbriste nga biçikleta.
“Fillimisht mendova se ishte një shaka, por më pas ai u nevrikos dhe më kërkoi kartën e identitetit”, - tregoi vajza për Nju Jork Daily News.
r.b/NOA