English

Meta: Prokuroria është manipuluar, duhet reformë në drejtësi

Tiranë, 21 qershor 2011 NOA- Kryetari i LSI Ilir Meta ka deklaruar se prokuroria e përgjithshme po tregohet e njëanshme dhe me ndikim politik në gjykimin ndaj tij lidhur me akuzën për korrupsion.

Një ditë pasi Gjykata e Lartë nisi gjykimin pas akuzës së prokurorisë së përgjithshme, Meta tha se ka mungesë të provave origjinale dhe ekspertiza e organit qëndror të akuzës është kundra ligjit.

“ Procesi është nul, sepse nuk ka asnjë provë origjinale, e cila mund të merret si e ligjshme. Provat e tjera janë të manipuluara, transkriptimi i këtyre provave rrëzon përmbjatjen e kësaj kasete”, ka deklaruar për mediat sot në mesditë kreu i LSI-së.

Meta nënvizoi se nga 32 të pyetur, ka vetëm një dëshmitar kundër tij dhe ky është Dritan Prifti, i cili është i pabesueshëm, sipas Metës, sepse është vetë i pandehur.

“Kur prokuroria merr përsipër të punojë më prova të manipuluara, imagjinoni çndodh me qytetarë të thjeshtë”, u tha Meta gazetarëve, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë filmim origjinal të përgjimit të bisedës mes tij dhe Priftit e duke përsëritur për të disatën herë se prokuria e përgjithshme është mashtruar.

a.q/NOA

KOMENTE