English

Në mesnatë votbesimi për qeverinë Papandreu, Barroso: Reformat ju nxjerrin nga kriza

Bruksel, 21 qershor 2011, NOA - Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe shefi i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso u takuan mbrëmë në një darkë të gjatë pune ku diskutuan mbi hapat që duhet të ndjekë Greqia për të kapërcyer krizën e rëndë financiare.

Më herët presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoy i bëri të qartë kreut të qeverisë greke se për të marrë këstin e pestë të kredisë, parlamenti grek duhet të votojë programin afatmesëm ekonomik të qeverisë Papandreu.

një konferencë për shtyp menjëherë pas takimit, kryeministri grek, Jorgos Papandreu shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të ecur në kursin e reformave, ndërsa vuri theksin tek negociatat e vështira me ministrat e Eurozonës.

Nga ana e tij kreu i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso tha se masat e marra nga qeveria greke u provuan efikase sa i përket kursimeve në shpenzimet publike dhe ritmet e zhvillimit ekonomik.

“Të gjithë e dimë se nuk është bërë pak, por ka ende shumë për të bërë”, theksoi Barroso. “Nëse do të kishte një rrugë më të lehtë për të kapërcyer krizën këtë do ta kishim bërë, por nuk ka rrugë tjetër. E vetmja rrugë për Greqinë është t’i kthehet rrugës së reformave dhe zhvillimit ekonomik me hapjen e vendeve të reja të punës, të rikthejë konkurencën dhe të vendosë në një bazë të shëndoshë shpenzimet publike.

Ndërkaq qeveria e re e kryeministrit Papandreu ka sot në mbrëmje një provë të vështirë në parlamentin vendas.

Kabineti i riformatuar i kryeministrit grek duhet të marrë votëbesimin e shumicës së parlamentit, një votëbesim që konsiderohet edhe si një miratim i programit afatmesësm të daljes nga kriza, kushti kryesor i vendosur nga ministrat e Eurozonës për lëvrimin e këstit të pestë për Athinën.

mit/NOA

KOMENTE