English

OST njofton: Gjysma e qyteteve pa drita

E martë, 21 qershor 2011, NOA- Operatori i Sistemit të Transmetimin njofton se si rezultat i një avarie të papritur në linjën e tensionit të lartë Tiranë-Rrashbull, një pjesë e vendit do të ketë kufizime të pjesshme të energjisë elektrike deri në riparimin e defektit.

Sipas OST, zonat që do të kenë kufizime janë, Durrësi, Kavaja, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.

Më tej theksohet se nga ana e specialistëve të kësaj fushe po punohet pa ndërprerje për riparimin sa më të shpejtë të këtij defekti.

a.y/NOA

KOMENTE