Tiranë, 21 qershor 2011 NOA- Shqipëria nuk do të ketë vetëm trupat komando në misionet paqëruajtese jashtë vendit. Komisioni kuvendor i sigurisë ka miratuar në parim projektligjin “Për pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit në misione paqeruajtëse dhe humanitare jashtë vendit”, sipas të cilit, uniformat blu tashmë do të jenë pjesë e ketyre misioneve duke përfaqësuar më së mirë shtetin shqiptar.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Brendshme ka shpjeguar përgjegjësitë e punonjësve të policisë së shtetit në misione dhe pjesë të projektligjit.
Deri më tani Shqipëria është përfaqësuar në misionet paqeruajtëse në disa vende të botës nga forcat komando. Misioni i parë ka qenë ai i vitit 2001 në Irak.
a.q/NOA