English

Rrëzohet avioni në Rusi, 44 viktima (Foto)

Rusi, 21 qershor, NOA - 44 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani udhëtarësh në Rusi. Avioni i “AirRusia” u rrëzua si pasojë e mjegullës së dendur në pjesën veriperëndimore të Rusisë.

Mediat e vendit raportojnë se aeroplani mori flakë pasi u rrëzua në një autostradë në afërsi të aeroportit në Petrozavodsk.

Tetë persona kanë arritur të mbijetojnë, përfshirë edhe një djalë 10 vjeçar, të cilët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. Aeroplani i AirRus, është nisur nga aeroporti i Moskës, ndërsa është rrëzuar pak para mesnatës. Alexei Kuzmitsky, drejtori i Agjencisë së Aeroporteve në Rusi tha se ngjarja ka ndodhur vetëm si pasojë e kohës së keqe.

a.k/NOA

KOMENTE