English

TI: Maqedonia probleme me ndërhyrjet e politikës dhe korrupsionin

E martë, 21 qershor 2011, NOA- Raporti i fundit i Transparency International, i cili u publikua sot, vlerëson se Maqedonia ka probleme të theksuara në ndërhyrjen politike ndaj shkarkimit të gjykatësve, emërimit dhe shkarkimit të shërbyesve civilë, qasjes në informata dhe zbatimit të procedurave të prokurimit publik.

Maqedoni, raporti vlerëson se është e pamundur, për shembull, për publikun të marrë informacione mbi sesionet në gjykata, meqë koha nuk bëhet e ditur.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia duhet të angazhohen më shumë për të garantuar zbatimin efektiv të ligjeve anti-korrupsion, thuhet në raport.

Raporti mban titullin “Kërkesat anti-korrupsion të BE-së: Matja e përparimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Turqi”.

(INA)/NOA

KOMENTE