English

Tre shqiptarë rrëmbejnë bullgaren shtatzënë, e detyruan të abortonte që ta nxirrnin prostitutë

Milano, 21 qershor, NOA - Një vajzë e re bullgare, e cila rezultonte të ishte shtatzënë, u rrëmbye për katër ditë nga tre shqiptarë në Itali, të cilët e detyruan madje edhe të abortonte, që ta nxirrnin më pas në rrugë për të ushtruar prostitucion.

Kjo ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane, sipas të cilave, kanë qenë përkatësisht tre shqiptarë të moshave respektive 22, 30 dhe 44 vjeç, të cilët janë vënë në pranga për veprat penale të “rrëmbimit” dhe “prostitucionit”.

Sipas tyre, viktima 33-vjeçare kishte ardhur në Itali nga Bullgaria me premtimin e një pune të sigurt.

E pasi mbërriti në aeroportin Malpensa më 25 maj dhe i janë marrë dokumentat, ajo u çua në një apartament në rrugën “Viale Zara”, 63 të Milanos.

Madje raportohet se të tre burrat me origjinë shqiptare, e kanë detyruar vajzën e re bullgare për të marrë një substancë që do t’i shkaktonte abortin e fëmijës, por për fat të mirë, nuk pati efekt.

Në këtë situatë të ankthshme, 33-vjeçarja bullgare arriti të ikë pas katër ditësh nga “burgimi” që i siguruan shqiptarët duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë, në të cilën gjendej banesa.

E menjëherë pas fluturimit, aty ajo ka takuar një polic trafiku, të cilit i tregoi makthin e saj.

Paskëtaj, karabinierët italianë janë vënë menjëherë në lëvizje dhe shkuan në apartament në “Viale Zara”, duke ndaluar dy shqiptarët që strehoheshin atje.

Madje mediat italiane, bëjnë me dijeni se brenda në shtëpi u gjetën edhe dy vajza të reja, rumune, të detyruara edhe ati që të ushtronin prostitucion në Komo.

Ndërsa shqiptari i tretë, që ishte njëkohësisht edhe tutori i tyre, mësohet se u arrestua të nesërmen në një zonë rurale në veri të Milanos.

Tre të arrestuarit shqiptarë mbajnë përkatësisht emrat:

Kole Quepuri, 44 vjeç; Altin Thekna, 22 vjeç dhe vëllaii tij, Aleks Thekna, 30 vjeç.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Jona Ona17:20 - 21 Qershor 2011
    o zot cfare njerzish..... kto duhet me i vra....po na felliqin shqiptaret..pffff