English

Villas Baos, vetëm një hap larg nga Chelsea

Portugali, 21 Qershor NOA - Villas Boas është një hap larg pankinës së Chelsea.

Sipas të përditshmes portugeze Record, Abramovich ka pranuar që të paguajë një shumë prej 15 milionë eurosh në drejtim të Portos, shifër kjo kërkuar nga vetë klubi portugez si rrjedhojë e një klauzole.

Realisht ky operacion merkatoje me sa duket përfshin dhe blerjen e kolumbianit Falcao, tek ekipi i “Bluve të Londrës”, ku totalisht në drejtim të Portos do të shkojnë 45 milionë.

Në krahun tjetër Inter qëndron gjithmonë e gatshme, pasi dhe Moratti ka shprehur dëshirën e tij për të pasur në drejtim të skuadrës Villas Boas.

r.b/NOA

KOMENTE