English

Zbulohen katër falsifikues dokumentesh

Tiranë, 21 qershor 2011, NOA – Bien në prangat e policisë së Tiranës dy persona të akuzuar për falsifikim dokumentesh zyrtare, ndërsa dy të tjerë do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Ky operacion i koduar “Dokumenti” u finalizua pas katër muaj hetimesh me arrestimin e

56-vjeçarit Skënder Abaz Priska, dhe 43-vjeçarit Artan Beqir Gjoni, banues në Tiranë, ndërsa emrat e dy të tjerëve nuk publikohen nga policia.

Skënder Priska e Artan Gjoni u kapën në flagrancë në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit Skënder Priska e ndodhur në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Të dy të arrestuarit hetoheshin nga muaji shkurt i këtij viti, dhe aktiviteti i tyre në fushën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare përfshinte kryesisht falsifikimin e çertifikatave, lejeve të drejtimit kombëtar dhe ndërkombëtar, dokumenteve të huaja të automjeteve, dokumenteve shkollore të ndryshme të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

mit/NOA

KOMENTE