English

Akuzat e PS, Tabaku: Rama në panik

Tiranë, 22 qershor 2011 NOA- Kryesuesja e listës së kandidatëve për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama së është i vetmi person që sulmon një gjykatë edhe kur ajo ka dhënë një vendim në favor të tij.

“Të gjithë qytetarët e kuptojnë se dëshpërimi i z.Rama ka arritur në një nivel të ri. Eshtë e qartë se ai ka humbur gjithë shpresat që më shumë qytetarë të kenë votuar për të, edhe pse ka ende vota për tu numëruar. Ndaj z.Rama është në panik”, ka deklaruar Tabaku.

Përfaqesuesja e selisë blu tha se procesi ka qënë i lirë, i ndershëm dhe transparent dhe të gjithë shqiptarët e kanë parë atë drejtpërdrejt në ekranet e tyre.

“Ne e dimë që z.Rama është i zënë me fushatën e tij për të qëndruar kryetar i PS-së, dhe është aq i zënë sa nuk ka kohë të lexojë vendimet e gjykatës, ose të shohë procesin drejtpërdrejt në ekran.

Megjithatë, ne shpresojmë që ai të gjejë kohën dhe kurajon tu rrëfejë shqiptarëve se, përse ai nuk dëshiron të numërohet çdo votë, dhe përse ai nuk dëshiron të dëgjohet zëri i çdo qytetari?”- përfundoi Tabaku deklaratën e saj.

a.q/NOA

KOMENTE