English

Al Kaeda sulmon burgun, liron anëtarët e saj

Jemen, 22 qershor 2011 NOA-AFP – Agjencia franceze e lajmeve AFP bën të ditur se persona të armatosur të Al Kaedës kanë sulmuar këtë mëngjes një burg, në juglindje të Jemenit, duke bërë të mundur lirimin e rreth 40 personave të lidhur më organizatën.

Korrespondenti i AFP citoi një përgjegjës lokal dhe disa dëshmitarë, ndërsa njoftohet për një ush5tarak të vrarë.

Burimet thanë se persona të armatosur sulmuan më armë burgun qendror të Mukallas, ku ndodhen qindra anëtarë të rrjetit të Al Kaedës.

a.q/NOA

KOMENTE