Nju Jork, 22 Qershor NOA - Pasi është paraqitur e dehur në Beograd dhe anuloi dy data të tjera, Amy Winehouse ka marrë vendimin por të anuluar të gjithë turneun e saj.
“Është tërhequr nga të gjithë spektaklet që kishte në program, - ka shpjeguar menaxheri në një shënim, - të gjithë personat që i janë pranë janë duke u përpjekur për ta ndihmuar që ajo të rikthehet në nivelet më të larta”.
Kështu, këngëtarja ka marrë këtë vendim për të zbatuar një kurim sa më të mirë nga varësia që ka nga alkooli dhe për t’iu rikthyer pasionit të saj për muzikën, sa më shpejt dhe më në formë se kurrë.
r.b/NOA