English

Capello refuzon Interin dhe qëndron në Angli

Milano, 22 Qershor NOA - “Inter do të qëndroj në drejtim të Anglisë”, - kanë qenë këto fjalët e Fabio Capello dhe mesazhi i saktë që i është dërguar drejtuesve të Interit dhe të gjithë tifozëve zikaltër.

Lajmi është dërguar nëpërmjet djalit dhe agjentit të Capellos, Pierfilippo.

Fjalët e Capello jr. për Sun kanë mbyllur në mënyrë definitive diskutimet mbi një transferim të mundshëm të babait të tij tek Inter, kjo dhe pasi Moratti kishte tentuar diçka të tillë.

“Kontaktet kanë ekzistuar”.

Në Angli kanë bërë të ditur se Inter i ka ofruar Capellos një kontratë prej 7.5 milionë eurosh në vit.

r.b/NOA

KOMENTE