English

KQZ, nis numërimi i njësisë 10, Basha sërish në avantazh

Tiranë, 22 qershor 2011, NOA- (Update) Ashtu si dhe kishte lajmëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin për njësinë bashkiake numër 10, pas përfundimit të 152 kutive që i përkisnin minibashkisë numër 9.

Edhe nga njësia 10, kandidati demokrat Lulzim Basha mban kreun me 71 vota përpara kandidatit socialist Edi Rama.

Ndërkaq sipas të gjitha gjasave gjatë ditës së nesërme ngelet përfundimi i gjithë këtij procesi, ku pritet të numërohen fletët e fundit të votimit të kontestuara, ato që i përkasin njësisë bashkiake numër 11.

Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund numërimit të 152 kutive që i përkisnin minibashkisë numër 9, nga ku dolën 27 vota për Lulzim Bashën dhe 26 vota për Edi Ramën.

a.y/NOA

KOMENTE