Tiranë, 22 qershor 2011 NOA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon numërimin e fletëve të hedhura gabim në kutitë e votimit në kryeqytet.
Momentalisht, ka nisur puna për njësinë bashkiake numër 9, ku po punohet nga 8 grupe numërimi për votat e kontestuara.
Anëtarët e KQZ-së, para pak minutah kanë debatuar lidhur me integritetin e kutive, disa prej të cilave kanë patur dëmtime fizike.
Shumica e anëtarëve vendosi vijimin e procesit, ndërkohë diferenca mes dy kandidatëve, deri më tani mbetet 72 vota në favor të kandidatit demokrat Lulzim Basha.
a.q/NOA