Tiranë, 22 qershor 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e radhës ku po vijon numërimi për kutitë me fletët e kontestuara që i përkasin njësisë bashkiake numër 9.
Nga kjo njësi pritet të numërohen 152 kuti, ku do të shihen dhe rivlerësohen votat e hedhura gabim të cilat do ti bashkëngjiten tabelës së rezultateve përfundimtare, ndërsa kryeson me 72 vota kandidati demokrat Lulzim Basha.
Nga numërimi i votave të hedhura gabim për njësinë bashkiake 8 të cilët u numëruan gjatë paradites së sotme rezultuan 7 vota në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha dhe 6 vota në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama.
a.y/NOA